Lidhje

Rajs: Marrëdhëniet me Kazakistanin nuk minojnë ndikimin rus në Azinë Qendrore


Sekretarja amerikane Kondoliza Rajs thotë se përpjekjet amerikane për të forcuar marrëdhëniet me Kazakistanin nuk synojnë të minojnë ndikimin rus në Azinë Qendrore.

Në komentet në ish-Republikën sovjetike të pasur me naftë, zonja Rajs tha se nuk ka ndonjë konkurencë mes Moskës dhe Uashingtonit për miqësi me vendin e pasur me naftë.

Po në konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm i Kazakistanit Marat Tazhin tha se vendi i tij ka marrëdhënie të mira si me Rusinë edhe me Shtetet e Bashkuara.

Zonja Rajs u takua me Ministrin Tazhin për bisedime mbi bashkëpunimin në siguri dhe bashkëpunim. Ajo do të takohet edhe me Presidentin Nursultan Nazarbayev për të diskutuar mbi reformat ekonomike, politike dhe të sigurimit në Kazakistan.

Presidenti Nazarbayev ka ruajtur lidhje të ngushta me Moskën, ndërkohë që ka lejuar që korporata të mëdha amerikane të luajnë një rol të konsiderueshëm në industrinë e naftës dhe gazit në vend. //mm//

XS
SM
MD
LG