Lidhje

Aksionet bien ndjeshëm në hapje të bursave në Azi


Indekest e bursave sot në mëngjes në vendet aziatike ishin të ulta në fillim të shkëmbimit të aksioneve. Bursat e Tokjos, Hong Kongut dhe Taipeit janë minus 3.5% krahasuar me të premten. Indeksi i bursës japoneze ka rënë në nivelin më të ulët në katër vjet.

Investitorët nuk janë të bindur se paketa e shpëtimit financiar prej 700 miliardë dollarësh në Shtetet e Bashkuara nuk do të japë ndonjë ndihmesë të ndjeshme për të shmangur krizën ekonomike globale.

Plani e autorizon qeverinë amerikane të blejë investime të dobta të firmave financiare me probleme për të rivendosur besimin e huadhënësve dhe investitorëve, si dhe për të nxitur rritjen ekonomike.

Udhëheqësit evropiane janë zotuar të shpëtojnë bankat e tyre dhe të mbrojnë depozituesit, duke bërë thirrje për një përgjegje më të bashkërenduar ndaj krizës financiare globale.

Në Gjermani, udhëheqës të qeverisë dhe biznesit u takuan për të diskutuar përpjekjet për të shpëtuar bankën e dhënies së huave për mjedise biznesi Hypo Real Estate AG. Një plan prej 68 miliardë dollarësh që ishte diskutuar më parë, nuk u miratua të shtunën. //iç//

XS
SM
MD
LG