Lidhje

Bursa bie përsëri ndjeshëm në të gjithë botën


Tregu i aksioneve ra ndjeshëm të hënën në të gjithë botën nga frika se kriza e kredive bankare dhe dobësimi i ekonomisë globale mund të shkaktojnë dëme të tjera më të mëdha.

Përpjekjet e udhëheqësve botërorë për të parandaluar rënien masive po dështojnë të kenë ndikim, madje disa investitorë po e quajnë këtë ditë si “E hëna e Zezë”.

Si indekset kryesore të aksioneve amerikane ashtu edhe ato evropiane patën një rënie të madhe.

Në Azi, indeksi Nikei arriti pikën më të ulët në katër vjet, ndërsa rënie shënoi edhe indeksi Hang Seng i Hong Kongut.

Zyrtarët në Rusi dhe Brazil pezulluan shit-blerjen e aksioneve pasi indekset e tyre kryesore ranë me më shumë se 10 përqind.

Frika rreth ekonomisë në përgjithësi bëri që çmimet e naftës të bien në nivelin më të ulët që prej tetë muajsh gjatë këmbimit të bursës sot në Nju Jork.

Zyrtarët më të lartë evropianë thanë se do të bëjnë gjithçka të nevojshme për të ringjallur besimin dhe për të rikthyer stabilitetin në sistemin financiar.

Presidenti Bush tha se investitorët duhet t’i japin kohë planit financiar të shpëtimit prej 700 miliardë dollarësh që të funksionojë. //bsa//

XS
SM
MD
LG