Lidhje

Sekretari Gejts mbërrin në Ohër për një takim të ministrave të mbrojtjes të Europës Juglindore


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts ndodhet në Ohër të Maqedonisë, ku do të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të Europës Juglindore.

Ai shkoi në Maqedoni pas një vizite të shkurtër sot në Kosovë ku ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për shtetin e ri dhe deklaroi se trupat amerikan do të qendrojnë atje të paktën deri në fund të vitit 2009.

Ai është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Kosovën që kur ajo shpalli pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt.

Zoti Gejts, i cili bisedoi me zyrtarët më të lartë të Kosovës, tha se qëllimi i tij kryesor ishte të takohej me trupat amerikane. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 1,500 trupa në Kosovë, si pjesë e forcës paqeruajtëse të NATO-s.

Zoti Gejts tha se trupat amerikane do të qendrojnë atje deri të paktën nga fundi i vitit 2009. Ai ritheksoi zotimin që Presidenti Bush u ka dhënë shqiptarëve të rajonit se Shtetet e Bashkuara kanë hyrë së bashku me aleatët në Kosovë dhe do të largohen së bashku.

Zoti Gejts tha se nuk beson që ndarja e Kosovës është pjesë e zgjidhjes tani apo në të ardhmen. Shtetet e Bashkuara tha ai, mbështesin tërësinë tokësore të Kosovës.

Të enjten dhe të premten zoti Gejts do të marrë pjesë në një takim të NATO-s në Hungari.//kk//

XS
SM
MD
LG