Lidhje

Aktorja e njohur amerikane Fran Dresher viziton Kosovën


Aktorja e njohur amerikane, Fran Dresher, arriti sot në Kosovë për një vizitë dy ditëshe në kuadër të përpjekjeve për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për luftë kundër kancerit të gjirit. Zonja Dresher është emëruar si e dërguar e diplomacisë publike amerikane.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo do të diskutojë përvojat e saj si një grua që ka mbijetuar kancerin. Në një intervistë dhënë 'Zërit të Amerikës', zonja Dresher tha se, gjatë qëndrimit në Kosovë do të mbështesë veprimtaritë e nismës ballkanike për luftë kundër kancerit të gjirit me seli në Prishtinë Intervistën e plotë me zonjën Dresher mund ta ndiqni nesër në programin Ditari.//kk//

XS
SM
MD
LG