Lidhje

Bien me dy dollarë çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara


Çmimet e naftës ranë sot me dy dollarë në bursën e Nju Jorkut, pas një raporti që tregon se gjendja e rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara është përmirësuar.

Çmimi i naftës ra sot në 87 dollarë e 44 cent për fuçi.

Vlerësimi javor i rezervave të naftës në Amerikë tregon për një rritje prej 2,7 përqindësh, e barabartë me 8,1 milionë fuçi, një rritje kjo më e madhe se sa pritej. Çmimet e naftës arritën çmimin rekord prej 147 dollarësh për fuçi në korrik. Kohët e fundit çmimet janë ulur, për shkak të rënies ekonomike e cila nga analistët shihet si një faktor që çon në uljen e kërkesave për energji.//lk

XS
SM
MD
LG