Lidhje

Obama, Mekein vazhdojnë fushatën në shtete të tjera


Kandidatët për president Xhon Mekein dhe Barak Obama po vazhdojnë sot garën në shtete me rëndësi vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, ndërkohë që ka mbetur më pak se një muaj para zgjedhjeve.

Zoti Obama u tha votuesve në Indiana se ai mund t’i kapërcejë edhe katër javë me sulme personale nga rivali i tij, por se vendi nuk mund t’i shtyjë edhe katër vjet me politika të administratës së presidentit bush të mbështetura nga zoti Mekein.

Kandidati demokrat për nënpresident, senatori i Delauerës Xho Bajden akuzoi sot senatorin Mekein, se kishte ndërmarrë sulme personale për t’u larguar vëmendjen votuesve nga kriza ekonomike.

Zoti Mekein dhe kandidatja për nënpresidente Sarah Palin po bëjnë sot fushatë në Pensilvani dhe Ohajo.

Të dy kandidatët vlerësuan sot masat e bankave qendrore botërore.//lk

XS
SM
MD
LG