Lidhje

Dy amerikanë dhe një japonez fitues të Nobelit në kimi


Tre shkencëtarë, japonezi Osamu Shimomura dhe dy amerikanë, Martin Shalfi dhe Roger Tsien janë fituesit e çmimit Nobel në kimi.

Akademia Mbretorëre Suedeze e Shkencave i nderoi ata për punën në studimin e proteinës ndriçuese në ngjyrë të gjelbër, që gjendet tek kandilët e detit. Sipas akademisë së çmimit Nobel, studimi ndihmon për të vëzhguar proceset e padukshme që ndodhin brenda qelizave të gjalla.

Një nga përdorimet e tij është për të kuptuar se si funksionojnë qelizat nervore dhe si përhapet kanceri.//lk

XS
SM
MD
LG