Lidhje

Shpërthim në Bosnje: Vritet një dhe plagosen katër persona


Policia në Bosnje-Hercegovinë njoftoi se një shpërthim në qytetin Vitez ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 4 të tjerëve. Dëshmitarët thanë se kishin parë një grua që kishte aktivizuar lëndën shpërthyese në mes të ditës, në një qendër tregtare. Të paktën një nga të plagosurit njoftohet se është në gjendje të rëndë. Kanë filluar hetimet lidhur me shpërthimin, por ende nuk dihen hollësitë e tij.

Agjencia e lajmeve FENA njofton se parlamenti Federatës Myslimane-Kroate i pezulloi punimet deri javën e ardhshme, pas shpërthimit. Agjencia thotë se kryetari i parlamentit shprehu ngushëllimet për viktimën, një oficer policie i identifikuar si Zvonko Bardiç.//lk

XS
SM
MD
LG