Lidhje

Mali i Zi njeh shtetin e Kosovës megjithë kundërshtimet e Serbisë


Qeveria e Malit te Zi njohu sot pavarësinë e Kosovës, megjithë kundërshtimet e forta të aleates së tij tradicionale, Serbisë.

Qeveria e mori vendimin pas një mbledhjeje maratonë dhe njoftoi zyrtarisht se do të vendosë marrëdhënie të plota diplomatike me Prishtinën. Vendimin e paraqiti ministri i jashtëm malazes,Millan Roçen, i cili e cilësoi atë si mjaft të favorshëm për qendrueshmërinë në rajon.

Ky vendim pritet të rrisë tensionet me Serbinë, me të cilën Mali i Zi ka qenë në federatë deri në vitin 2006.

Dje, Podgorica shprehu mbështetje për kërkesën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithëshme për t’a kaluar çështjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo lëvizje synonte me sa duket të zbuste tensionet në marrëdhëniet me Serbinë në prag të njohjes së Kosovës.//ii

XS
SM
MD
LG