Lidhje

SHBA: Kandidatët presidencialë, akuza të ndërsjella gjatë fushatës


Kandidatët presidencialë amerikanë Barak Obama dhe Xhon Mekein po bëjnë sot ndalesa me fushatën e tyre në dy shtete të rëndësishme në pjesën qëndrore të vendit.

Kandidati demokrat Barak Obama do të mbajë një seri mitingjesh në Ohajo, kurse rivali i tij republikan Mekein do të jetë sot në Uiskonsën. Gara presidenciale është e ngushtë në këto shtete.

Zoti Obama foli rreth dobësive të ekonomisë amerikane dje gajtë një ndalese në shtetin e Indianës, shtet tradicionalisht republikan në zgjedhjet presidenciale. Ai gjithashtu akuzoi zotin Mekein dhe guvernatoren e Alaskës, Sara Pejlin se po përdorin sulme të reja kundër karakterit të tij për të larguar vëmendjen nga ekonomia.

Zoti Mekein dhe zonja Pejlin ishin dje në Pensilvani, ku zoti Mekein ngriti pikëpyetje mbi të kaluarën e kundështarit të tij. Zoti Mekein tha se zoti Obama do të rrisë shpenzimet qeveritare dhe ka kërkuar gati një miliardë dollarë shpenzime për projekte që favorizojnë anëtarë të caktuar të kongresit, gjatë tre vjetëve të tij si senator.//lk

XS
SM
MD
LG