Lidhje

OPEK do të fillojë takime të ngutshme për çmimin e naftës


Organizata e vendeve prodhuese të naftës, OPEK, tha se do të zhvillojë muajin e ardhshëm një mbledhje të ngutëshme lidhur me rënien e çmimeve të naftës.

Në një deklaratë të OPEK-ut të bërë sot, thuhej se mbledhja do të mbahet më 18 nëntor në Vjenë për të diskutuar mbi krizën financiare globale dhe ndikimin e saj mbi tregjet e naftës.

Një numër ministrash të OPEK-ut u thanë agjencive perëndimore të lajmeve se vendet e tyre mund të pakësojnë prodhimin për të rritur çmimin e naftës.

OPEK-u jep rreth 40 përqind të prodhimit botëror të naftës.

Çmimi i naftës sot në bursën e mallrave të Nju Jorkut u luhat përpara se të binte në nivelin e 87 dollarëve për fuçi.

Çmimet e naftës kanë rënë rreth 40 përqind që nga muaji korrik kur arritën nivelin rekord prej më tepër se 140 dollarë për fuçi.//lk

XS
SM
MD
LG