Lidhje

Kroaci: Qeveria vazhdon të marrë masa kundër krimit


Deputetët kroatë miratuan emërimin e dy ministrave të rinj ndërsa qeveria vazhdon të marrë masa për të luftuar krimin e organizuar.

Parlamenti miratoi Tomisllav Karamarkon në postin e ministrit të brendshëm dhe Ivan Simonviç në postin e ministrit të drejtësisë.

Ata do të zëvendësojnë ministrat e shkarkuar nga kryeministri Ivo Sanader në fillim të javës pas vrasjes së një vajze të re, bijë e një avokati të shquar, në qendër të Zagrebit.

Duke folur në parlament, udhëheqësi kroat premtoi të çrrënjosë krimin e organizuar.

Vrasja ishte sulmi i fundit në valën e akteve të tilla të bandave gjatë muajve të fundit në Zagreb.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kroacinë që të zgjidhë problemin e krimit të organizuar në se dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. //ii

XS
SM
MD
LG