Lidhje

Serbia dëbon ambasadorin e Maqedonisë


Serbia dëboi ambasadorin e Maqedonisë pasi vendi i tij njohu pavarësinë e Kosovës.

Serbia e njoftoi dëbimin e Aleksandar Vasilevski, sot. Maqedonia dhe Mali i Zi, aleate të ngushta të Serbisë, e njohën pavarësinë e Kosovës dje.

Serbia dëboi menjëherë ambasadorin e Malit të Zi. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç e cilësoi njohjen e pavarësisë së Kosovës si shumë të gabuar dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç e cilësoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi si një goditje me thikë në shpinë për Serbinë.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Maqedonisë e cilësoi veprimin e Beogradit si të nxituar. Ai tha se Maqedonia nuk do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, por përkundrazi do të vazhdojë të bashkëpunojë me ambasadorin e Serbisë në Shkup.

Njoftimi i Malit të Zi dhe Maqedonisë për të njohur pavarësinë e Kosovës e çon në 50 numrin e vendeve, që kanë njohur Kosovën e pavarur.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Shan Mekormek, mirëpriti vendimin e këtyre dy vendeve ballkanike si dhe të Portugalisë, e cila e njohu Kosovën po këtë javë.

XS
SM
MD
LG