Lidhje

Vendet e G-7 bien dakord për planin financiar të veprimit


Ministrat e financave dhe guvernatorët e bankave qendrore nga shtatë vendet më të industrializuara patën një takim dje në Uashington, ku ranë dakord për një plan pesë pikash për të stabilizuar tregjet financiare botërore, që shënuan këtë javë rënin më të madhe në 30 vjet. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Beri Ud, na sjell hollësi.

Zyrtarët më të lartë të financave nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Japonia ranë dakord për të plan të përbashkët veprimi për të stabilizuar tregjet fiananciare dhe për të ringjallur besimin e investitorëve. Ata vunë në dukje se gjendja aktuale kërkon masa të menjëherëshme dhe u zotuan për të bashkëpunuar për zhbllokimin e kredive dhe për t'u krijuar mundësi bankave t'i japin hua njera tjetrës.

Ata premtuan të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion për të parandaluar falimentimin e bankave dhe institucioneve të tjera financiare që do të destabilizonin gjithë sistemin financiar ndërkombëtar. Ata do të ngrenë sikuracionin e depozitave bankare, për të ringjallur besimin e depozituesve se paratë e tyre janë të sigurta. Ata u zotuan gjithashtu të marrim masa për të garantuar fonde për dhënien e huave për blerjen e shtëpive.

Vendet pjesëmarrëse të kësaj nisme janë Shtetet e Bashkuara, Japonia, Britania e Madhe, Gjermani, Franca, Italia dhe Kanadaja.

Në takimin një ditor në Departamentin amerikan të Thesarit, përveç ministrave të financave, morrën pjesë edhe drejtuesit e bankave qendrore, përfshirë Bankën Qendrore Evropiane, që mbulon 15 vendet që përdorin Euron.Takimin e Uashingtonit e kryesoi Sekretari amerikan i Thesarit, Henri Polson.

"Ajo që më la mbresë është se të gjithë u përqendruan në një gjë, ne kemi përballë probleme që duhen zgjidhur. Prandaj duhet të mësojmë nga njeri tjetri dhe të mbajmë kontakte të rregullta. Ne ramë dakord të marrim masat e duhura sa më parë që të jetë e mundur".

Me takimin e tij, Grupi i të Shtatëve mbylli një javë gjatë të cilës tregjet e aksioneve ranë 15 deri në 18 përqind. Kjo ishte java më e keqe në 30 vjet, kur asnjë zonë e botës nuk mbeti pa u prekur nga paniku që ka mbërthyer financat për shkak të ngrirjes së operacioneve normale të kredive.

Sekretari Polson tha se pret që luhatjet e tregjeve të vazhdojnë edhe për një farë kohe, por

"Ne nuk kemi qënë asnjëherë kaq të ndërvarur nga njeri tjetri dhe kaq që lidhur me njeri tjetrin. Ky është me të vërtetë një treg global Kjo është me të vërtetë një ekonomi globale. Rritja ekonomike në çdo zonë të botës nga shërben të gjithëve, dobësimi na dëmton po ashtu të gjithëve".

Zoti Polson tha se tregjet e kredive janë ende të bllokuara dhe prandaj duhen marrë masa të mëtejshme.

"Neve na duhet të bëjmë më shumë për sa i përket likuiditetit të bankave dhe institucioneve financiare. Kjo është çështja më e ngutëshme që kemi përballë tani për tani".

Të shtunën, një grup më i madh zyrtarësh të financave, jo vetëm nga shtatë vendet më të industrializuara, por edhe nga Rusia, Kina, India dhe vende të tjera në zhvillim u takuan për të diskutuar krizën financiare globale. Pritet gjithashtu të mbahet edhe një takim me Presidentin Xhorxh Bush. //iç//

XS
SM
MD
LG