Lidhje

Fushata presidenciale përqëndrohet në shtete të rëndësishme


Kanë mbetur 24 ditë nga zgjedhjet presidenciale këtu në Shtetet e Bashkuara dhe të dy kandidatët po e vazhdojnë fushatën në disa shtete që konsiderohen si tepër të rëndësishëm për garën.

Kandidati demokrat Baral Obama e falënderoi sot gjatë fushatës së tij në Pensilvani rivalin republikan Xhon Mekein, për thirrjen ndaj përkrahësve të tij republikanë, që të tregojnë respekt ndaj zotit Obama dhe ta kontrollojnë zemërimin ndaj kundërshtarit politik në fushtatat e partisë. Zoti Mekein u tha përkrahësve të tij dje në shtetin e Minesotës, se zoti Obama është njeri i mirë dhe i ndershëm.

Senatori Obama foli sot edhe për ekonominë dhe u tha përkrahësve se politikat e zotit Mekein nuk do të kenë sukses.

Zoti Mekein ishte sot në shtetin e Ajovës, ku u tha përkrahësve se njerëzit janë të zemëruar për politikat e Uashingtonit dhe për krizën financiare. Ai u zotua se në se zgjidhet president, do t’i japë fund krizës ekonomike dhe do të ekuilibrojë buxhetin federal deri në fund të mandatit të tij. (ze)

XS
SM
MD
LG