Lidhje

Raheem DeVaughn me albumin e ri  "Love Behind the Melody"


DeVaughn i është kushtuar muzikës që në moshë shumë të re, por ai e filloi karierën muzikore kur ndiqte studimet e larta në Universitetin Coppin në Baltimorë të shtetit Meriland. Pasi ndërpreu studimet dhe u largua nga grupi i tij muzikor, DeVaughan filloi të këndonte solo në klubet e natës në Washington, D.C.

Albumin e tij të parë me titull "The Love Experience", Raheem DeVaughan e nxori në vitin 2005. Këngët e tij janë të ndikuara nga muzika soul që ishte mjaft popullore në vitet 70-të. Të dëgjojmë hitin e këtij albumi "Guess Who Loves You More".

"Guess Who Loves You More"

Raheem DeVaughn kompozon dhe këndon këngë të influencuara nga zhanre të ndryshme muzikore, si R & B, hippie, neo-soul dhe rock star.

Albumi më i fundit i Raheem DeVaughn-it titullohet "Love Behind the Melody". Kritikët e muzikës e kanë vlerësuar mjaft pozitivisht atë si kompozim dhe si interpretim, duke thënë se zëri i tij i butë dhe mesazhet që ai transmeton në vargjet e këngëve të tij janë një kontribut i mirëpritur në industrinë e muzikës. Hiti i këtij albumi "Woman" i kushtohet grave për rolet e tyre të rëndësishme në jetë.

"Woman"

Dhe tani ju sjellim një tjetër këngë nga albumi i ri i Raheem DeVaughn-in "Love Behind the Melody", atë me titull "Butterflies".

"Butterflies"

Dhe me këtë këngë të dashur dëgjues vimë në fund të edicionit të mëngjesit të Zërit të Amerikës. Ju falenderojmë për vemendjen dhe ju urojmë një fundjave të këndëshme. //iç//

XS
SM
MD
LG