Lidhje

Austri: Vdes në një aksident automobilistik Jorg Hajder


Shoqata austriake e shtypit njoftoi se udhëheqësi i partisë të së djathës ekstreme, Aleanca për të ardhmen e Austrisë, Jorg Haider dhe guvernator i provincës Carinthia u vra në një aksident automobilistik mëngjesin e së shtunës, në jug të Austrisë. Haider u bë një figurë e rëndësishme e politikës austriake gjatë 20 vjetëve të fundit. Ai njihej për pikëpamjet e tij ekstremiste, nacionaliste, kundër emigrantëve dhe shpeshherë në kundërshtim me politikat e BE-së. Pikëpamjet e tij janë kritikuar nga Bashkimi Evropian, që vendosi sanksione ndaj Austrisë, pikërisht për shkak të rolit të partisë së zotit Hajder në qeverinë austriake në vitin 2 mijë. //mm//

XS
SM
MD
LG