Lidhje

Udhëheqësit evropianë dhe anëtarë të Bankës Botërore dhe FMN-së vazhdojnë takimet për krizën financiare globale


Udhëheqësit evropianë dhe anëtarë të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar po zhvillojnë takime të veçanta për të koordinuar përgjigjet ndaj krizës financiare globale.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi organizoi takimin e 14 udhëheqësve të bllokut të BE-së dhe kryeministrit britanik Gordon Braun të dielën në Paris. Zoti Sarkozi tha para takimit se shpreson që udhëheqësit të dalin me një plan ambicioz dhe të koordinuar.

Zoti Braun ka thënë se synon të bindë vendet e tjera evropiane të mbajnë një qëndrim më gjithpërfshirës, të ngjashëm me atë të Britanisë, i cili të përfshijë nacionalizimin e pjesshëm të bankave.

FMN-ja dhe Banka Botërore vazhduan të dielën takimet në Uashington. //bsa//

XS
SM
MD
LG