Lidhje

Medvedev: Sistemi rus i mbrojtjes së raketave është i fortë


Presidenti rus Dmitri Medvedev, ishte i pranishëm në provat e raketave me rreze të gjatë veprimi të ushtrisë ruse, dhe tha se sistemi i mbrojtjes me rekate i vendit të tij është i fortë.

Rusia lëshoi dy raketa të dielën, nga nëndetëset në Oqeanin Paqësor në Detin Barens, dhe një nga Kosmodromi Plestesk në Rusinë veriore.

Pas lëshimit të raketës në Plestesk, zoti Medvedev tha se Rusia do të vazhdojë të zhvillojë armë të llojeve të reja. Por ai lavdëroi efektivitetin e sistemit ekzistues, duke thënë se mbrojtja me raketa e Rusisë është mjaft e mirë.

Moska ka kundërshtuar planet amerikane për instalimin në Poloni dhe Republikën Çeke të një sistemi mbrojtës nga raketat.

Zyrtarët amerikanë thonë se sistemi mbrojtës është projektuar për t’u mbrojtur kundër kërcënimeve të shteteve që ata i quajnë shtete të papërgjegjshme, si Irani. Por Rusia thotë se dislokimi i sistemit mbrojtës në Europë, do të minojë kapacitetin e raketave të saj dhe do të kërcënojë sigurinë e vendit. //mm//

XS
SM
MD
LG