Lidhje

Forcat afgane dhe të NATO-s përleshen me luftëtarë talebanë


Forcat afgane dhe ato ndërkombëtare thanë se rreth 100 luftëtarë talebanë u vranë gjatë dy betejave në provincën Helmand të Afganistanit jugor.

Autoritetet afgane thanë se forcat e NATO-s dhe ato afgane ndalën një sulm madhor militant kundër kryeqytetit të asaj province, Lashkar Gah.

Ata thanë se trupat të mbështetur nga sulme ajrore vranë rreth 60 talebanë, të cilët po përpiqeshin të sulmonin kryeqytetin Lashkar Gah me armatime të rënda nga tre drejtime.

Zyrtarët thanë gjithashtu se 40 militantë të tjerë u vranë gjatë një operacioni 3-ditor që përfundoi të dje në distriktin Nad Ali të provinvës Helmand. Njoftimi për viktimat nuk është konfirmuar nga burime të tjera.

Gjenerali i ushtrisë amerikane, David McKiernan, tha se nuk ka njoftime për viktima civile në luftimet e fundit.

Ai tha se forcat ndërkombëtare po marrin masa të pashembullta për të parandaluar viktimat civile për shkak të shqetësimeve se popullata afgane mund të mos mbështesë më trupat. (ze)

XS
SM
MD
LG