Lidhje

Guvernatori Fullani për krizën globale dhe ndikimin e saj në Shqipëri


Fundjava që lamë pas ishte e ngarkuar për drejtuesit e vendeve të fuqishme ekonomike, të angazhuar tashmë për një program të bashkërenduar veprimesh për krizën financiare globale. Marrëveshja e arritur mes zyrtarëve të Grupit të Shtatëshes synon rritjen e besimit të njerëzve të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen tregjet financiare në mbarë botën. Udhëheqësit e vendeve të Eurozonës bënë ndërkaq publike masat për të mbrojtur institucionet financiare dhe për të garantuar dhënien e huave ndërbankare. Për të diskutuar për rreziqet e kësaj krize në Shqipëri, Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë me guverantorin e Bankës Qëndrore, zotin Ardian Fullani, i cili morri pjesë në takimin vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG