Lidhje

Presidenti Bush pret kryeminstrin Berluskoni


Presidenti amerikan Xhorxh Bush përshëndeti masat e guximshme të vendeve evropiane për të ndihmuar në stabilizimin e tregjeve financiare globale.

Zoti Bush diskutoi sot në Shtëpinë e Bardhë për krizën me kryeministrin italian Silvio Berlusconi. Italia dhe vende të tjera të Bashkimit Evropian njoftuan dje për plane për të inkurajuar bankat që të japin hua dhe të zhbllokojnë tregjet e kredive.

Zoti Berluskoni thotë se presidenti Bush ka plane për t’u takuar me udhëheqës të tjerë nga tetë vendet më të pasura në javët e ardhshme për bisedime të mëtejshme për krizën globale financiare.

Presidenti Bush i uroi mirëseardhjen zotit Berluskoni në një ceremoni në Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Bush tha se e vlerëson lart miqësinë dhe maturinë e zotit Berluskoni. Zoti Bush vuri gjithashtu në dukje mbështetjen e Italisë për demokracitë e reja në Afganistan, Irak, Kosovë dhe Liban.//rd//

XS
SM
MD
LG