Lidhje

Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të mbështetur bankat me milarda dollarë


Qeveritë në mbarë botën po marrin masa për të mbështetur bankat me milarda dollarë. Franca, Gjermania, Spanja dhe Austria kanë marrë përsipër të vënë në dispozicion 1 trilion dollarë për të blerë një pjesë të bankave dhe për të garantuar disa hua.

Ata po përpiqen të bëjnë që bankat të rifillojnë kredidhëniet dhe të rihapin tregjet e bllokuara që kërcënojnë ta çojnë botën në recesion.

Tregjet e kredive shfaqën shenja rimëkëmbjeje ndëra një përqindje e rëndësishme interesi u ul, duke krijuar lehtësi për bankat që t’i japin hua njëra-tjetrës.

Këto veprime arritën t’i qetësojnë shumë investitorë. Tregjet në Hong Kong, Britani, Francë, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara fituan 4 deri në 10 përqind, në ndryshim nga humbjet e thella të javës së kaluar.

Por tregu i Moskës u rrëzua kaq shumë saqë më vonë u detyrua të mbyllej.

Shtetet e Bashkuara thonë se po lëvizin me shpejtësi për të organizuar dhe nisur planin prej 700 miliardë dollarësh. Administrata e presidentit Bush ka emëruar menaxherët e përkohshëm dhe po konsultohet me ekspertë ligjorë për të gjetur mënyrat më të mira për të blerë aksione të bankave.//kh//

XS
SM
MD
LG