Lidhje

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të shqyrtojë kërkesën e Serbisë


Kryeministri serb Mirko Svetkoviç tha sot se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta shqyrtojë si një çështje urgjente kërkesën e vendit të tij për t'u shprehur lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë nga ana e Kosovës.

Zoti Svetkoviç shprehu kënaqësinë për një vendim të tillë dhe tha se parashikon që Gjykata të arrijë në një përfundim për këtë çështje pas rreth një viti. Normalisht shqyrtimi i çështjeve të tilla zgjat për disa vjet. Ai foli në Beograd pas një takimi me homologun e tij sllovak Robert Fico. Udhëheqësi serv tha se vendi i tij ka argumenta të forta për ta mbështetur kërkesën e vet. Ai shprehu optimizmin se gjykata do të arrijë në përfundimin se shpallja e pavarësisë ka shkelur ligjin ndërkombëtar.

Të premten gjykata deklaroi se e kishte marrë kërkesën nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ku kërkohet një opinion i gjykatës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme votoi javën e kaluar në favor të përcjelljes së kërsaj kërkese tek gjykata ndërkombëtare.

//rd//


XS
SM
MD
LG