Lidhje

Rusia ka në plan të shkurtojë një numër të madh oficerësh ushtarak


Ministri rus i mbrojtjes Anatoli Serdjukov njoftoi se do të pakësohet ndjeshëm numri i gjeneralëve dhe oficerëve të tjerë të lartë, në kuadër të përpjekjeve për të reformuar forcat e armatosura të vendit.

Zoti Serdjukov, u tha gazetarëve se deri në vitin 2012, Rusia do ta pakësojë numrin e forcave të armatosura me 200 mijë, duke lënë në shërbim aktiv 1 milionë ushtarë. Brenda kesaj force, rreth 15 përqind e personelit, ose 150 mijë, do të jenë oficerë. Aktualisht Rusia ka 355 mijë oficerë në shërbim.

Ministri i Mbrojtjes po ashtu vuri në dukje se numri i oficerëve në ushtritë e vendeve të ndryshme të botës luhatet nga 7 në 20 përqind të forcës aktive. Në Rusi aktualisht oficerët përbëjnë 32 përqind.

Zoti Serdjukov tha se shkurtimet në radhët e oficerëve do të përfshijnë edhe rangjet e larta, përfshirë shkurtimin prej 18 përqindësh të numrit të gjeneralëve, duke e ulur atë në 900.//rd//

XS
SM
MD
LG