Lidhje

Takimi Gjeorgji-Rusi mbyllet për shkak të problemeve proceduriale


Autoritetet në Gjenevë thanë se bisedimet që synonin lehtësimin e tensioneve mes Gjeorgjisë dhe Rusisë u mbyllën pak pasi kishin filluar, për shkak të problemeve proceduriale.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë financuan takimin e sotëm me dyert të mbyllura. Por delegacioni gjeorgjian tha se përfaqësuesit rusë nuk erdhën në takimin e planifikuar.

Organizatorët shpresonin që bisedimet, të lehtësonin tensionet e dala nga konflikti ushtarak pesë ditor mes Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht për rajonin separatist pro-rus të Osetisë Jugore.

Autoritetet thanë se takimi i sotëm do të kufizohej në çështjet teknike pasi Gjeorgjia kundërshtoi kërkesat e Rusisë për praninë e zyrtarëve nga Osetia Jugore dhe Abkazia. Trupat ruse hynë në Gjeorgji më 7 gusht, ndërsa kjo e fundit u përpoq të rimerrte nën kontroll me forcë Osetinë Jugore. //iç//

XS
SM
MD
LG