Lidhje

Irak: Marrëveshje për largimin e forcave amerikane deri në 2011


Zyrtarët irakianë thanë se kanë hartuar një projektmarrëveshje që kërkon largimin e trupave amerikane deri në vitin 2011, nëse nuk kërkohet një qëndrim më i gjatë.

Autoritetet qeveritare thanë të mërkurën se kanë arritur të bien dakort lidhur me imunitetin e personelit amerikan që shërben në Irak. Projektligji do ti japë juridiskion Shteteve të Bashkuara për amerikanët në detyrë, por Iraku do të mund të gjykojë çdo anëtarë të personelit amerikan që dyshohet për krime të kryera gjatë kohës që nuk janë në detyrë.

Projekt-ligji, që do të zëvendësojë mandatin e OKB-së mbi forcat e huaja, i cili skadon në fund të dhjetorit, duhet të miratohet nga deputetët irakianë ose nga pala amerikane.

Gjithashtu të mërkurën, qeveria irakiane kritikoi komandantin e forcave amerikane që akuzon Iranin se po përpiqet tu japë rryshfete deputetëve irakianë për të minuar marrëveshjen. Një zëdhënës i qeverisë i hodhi poshtë komentet e gjeneralit Ray Odierno, të publikuara në gazetën Washington Post duke i quajtur ato “jo të përshtatshme”. //mm//

XS
SM
MD
LG