Lidhje

Vritet një nga drejtuesit e Al Kaidës në Irak


Ushtria amerikane në Irak thotë se një person i vrarë nga forcat e koalicionit në fillim të këtij muaji është identifikuar si figura numër 2 e al-Kaidës në atë vend.

Ushtria tha të mërkurën se Abu Qaswarah, i njohur edhe si Abu Sara, kryesoi al-Qaidën në Irakun verior deri sa u vra gjatë një operacioni në Mosul më 5 tetor.

Ushtria amerikane tha se vdekja e militantit të lindur në Marok do të shkaktojë një ndërprerje të madhe në rrjetin e al-Qaidës në Irak. Por një zëdhënës i Pentagonit tha se forcat do të vazhdojnë të luftojnë kundër celulave të decentralizuara të al-kaidës në Irak.

Në një njoftim tjetër, policia suedeze e sigurimit tha të mërkurën se një person suedez me origjinë marokene u vra gjatë një beteje me forcat amerikane në Irakun verior në fillim të muajit. Sipas këtij njoftimi, personi në fjalë ishte pjesë e udhëheqjes së al-Kaidës në Irak.

Policia suedeze tha se autoritetet amerikane e informuan atë rreth vdekjes së militantit. Nuk është e qartë nëse njoftimi suedez i referohet vrasjes së Abu Qaswarah.//mm//

XS
SM
MD
LG