Lidhje

Vazhdojnë përpjekjet në shkallë botërore për zgjidhjen e krizës financiare


Udhëheqësit e vendeve më të pasura të botës thonë se do të mblidhen në të ardhmen e afërt për bisedime mbi krizën globale financiare.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se udhëheqësit e grupit të Tetëshes thanë se do të punojnë për të konsoliduar institucionet financiare dhe për të rikthyer besimin. Njoftimi bëhet një ditë pasi Presidenti Bush paraqiti hollësitë e planit për forcimin e sektorit financiar.

Sot kreu i Bankës Qendrore amerikane Ben Bernanke tha se do të duhet kohë për zgjidhjen e problemeve të mëdha dhe të ndërlikuara me të cilat përballet ekonomia.

Më parë, sekretari amerikan i Thesarit Henri Polson tha në intervista me televizionet amerikane se ka besim se plani i qeverisë për të nxjerrë nga kriza sistemin financiar do të ketë sukses, por shtoi se do të duhet kohë. Ai bënte fjalë për planin prej 250 miliardë dollarësh për të blerë aksione në disa banka, duke u bërë shteti bashkëpronar, për të garantuar më shumë depozita dhe hua.

Plani amerikan është i përafërt me përpjekjet e ngjashme që po bëhen nga disa vende evropiane për të rigjallëruar tregun e kreditimit. Sekretari Polson tha se ndërhyrja e qeverisë do të bëjë që të shtohet kapitali i bankave private në mënyrë që ato të rifillojnë dhënien e kredive. //iç//

XS
SM
MD
LG