Lidhje

SHBA mbron organin e prokurorisë së Shqipërisë nga sulmet politike


Ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon Uidhers, i bëri thirrje sistemit shqiptar të drejtësisë që të luftojë pa kompromis kriminalitetin dhe korrupsionin, pa u shqetësuar nga presionet e ndryshme apo nga kërkesat e parlamentarëve për komsione hetimore. Duke folur në një konferencë të prokurorisë së Tiranës me ekspertë amerikanë, ambasadori Uidhers tha se janë pikërisht këta prokurorë që me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit po ndryshojnë imazhin e Shqipërisë, dhe në dy raporte ndërkombëtare ata përmenden si një burim shpresëdhënës për përmirësimin e situatës.

“Këshilla ime dhe e SHBA-ve – thotë ambasadori Uidhers – është që prokurorët të lejohen të bëjnë detyrën e tyre si aktorë të pavarur që janë”.

Ambasadori amerikan dekurajoi përpjekjet e deputetëve për të ngritur një komision hetimor parlamentar mbi punën e prokurorisë, ndërsa idenë e qeverisë për të përfshirë ekspertë ndërkombëtarë ai e quajti “një kërkesë të çuditshme”, dhe të dyja së bashku “kërkesa të paqarta dhe shqetësuese”.

Ai tha se tetorin e kaluar parlamenti ngriti një komision për të kontrolluar prokurorin e mëparshëm, dhe këtë tetor duket se po bën të njëjtën gjë.

“Natyrisht parlamenti ka të drejtën që të ngrejë komisione hetimore, por a mos kjo punë dicka që parlamenti e bën çdo tetor?” - tha ai.

"Sinqerisht, nuk shoh asnjë arsye legjitime për qeverinë dhe parlamentin, që tëbëjë këto lëvizje. I bëj thirrje qeverisë dhe parlamentit, që të rivlerësojë këto lëvizje të keqmenduara, që krijojnë përshtypjen si lëvizje që ndërhyjnë në pavarësinë e prokurorisë dhe të sistemit gjyqësor", tha ambasadori amerikan Uidhërs.

XS
SM
MD
LG