Lidhje

Prokurori serb për krimet e luftës kërkon autorizim për hetimin e një boshnjaku


Prokurori serb për krimet e luftës njoftoi planet për të filluar hetimet lidhur me një qytetar boshnjak i dyshuar për rolin e tij në një sulm, nga i cili u vranë gati 100 ushtarë jugosllavë në vitin 1992.

Prokurori tha se i kishte kërkuar gjykatës për krimet e luftës të vendit që të autorizojë një hetim lidhur me Izet Smajic, si hapi i parë drejt ndjekjes së tij penale. Prokurori veproi pasi autoritetet në Bosnje-Hercegovinë mbyllën një proces hetimor rreth të dyshuarit pa iu ngritur akuza.

Prokurorët thanë se Smajic mori pjesë në një sulm kundër një autokolone të ushtrisë jugosllave, që po tërhiqej nga qyteti i Tuzllës në fillim të konfliktit boshnjak. Sipas prokurorëve, Smajic hapi zjarr dhe plagosi një ushtar jugosllav, i cili u gjet në një kanal. Më vonë viktima u shpëtua.

Autoritetet serbe arrestuan vitin e kaluar ish shefin e policisë së Tuzllës, Ilija Jurisic, nën akuzat se dha urdhër për sulmin. //iç//

XS
SM
MD
LG