Lidhje

Hapet në Paris konferenca për trafikimin e qënieve njerëzore


Ekspertë joqeveritarë dhe zyrtarë evropianë janë mbledhur sot në Paris në një konferencë për trafikun njerëzor.

Karitasi, organizata katolike ndihmash, dhe grupe të tjera, po i bëjnë thirrje qeverive evropiane të bashkëpunojnë dhe të bëjnë më shumë për monitorimin e problemit, veçanërisht në rastet ku përfshihen fëmijët.

Marina Lebç, eksperte e Karitasit tha se numri i njerëzve të trafikuar po rritet. Ekspertët thonë se më shumë se 2 milionë njerëz trafikohen çdo vit në botë.

Ekspertja tha se shumica e trafikut ndodh në Azi por edhe në Evropë dhe në vendet e industrializuara.

Ajo tha se fëmijët shpesh bien preh e këtij trafiku dhe në disa raste prindërit mendojnë se po i dërgojnë fëmijët e tyre për një jetë më të mirë. //iç//

XS
SM
MD
LG