Lidhje

BE i përmbahet afatit për shkurtimin e gazeve të dëmshme


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakort t’u përmbahen afateve për të luftuar ngrohjen globale, megjithë shqetësimet rreth ndikimit ekonomik të reformave në vendet më të varfëra të BE-së.

Presidenti francez Nikola Sarkozi, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës, foli sot në takimin e nivelit të lartë në Bruksel. Ai tha se objektivi i vendosur për vitin 2020 për të shkurtuar çlirimin e gazeve të rrezikshme me 20 përqind do të mbetet i paprekur.

Ai tha gjithashtu se pret që shqetësimet e kostos të ngritura nga tetë vende evropiano-lindore do të zgjidhen para afatit të dhjetorit kur do të bihet dakort për detajet e planit.

Kryeministri polak Donald Tusk u kërkoi dje udhëheqësve të BE-së të lehtësonin afatet për shkak të shqetësimeve të ekonomisë globale dhe çmimeve në rritje të energjisë. Zoti Tusk dhe homologu i tij italian Silvio Berluskoni kërcënuan ta hedhin poshtë planin në se shqetësimet e tyre nuk përfillen. //iç//

XS
SM
MD
LG