Lidhje

Asambleja e Përgjithshme zgjedh 5 vende në Këshillin e Sigurimit


Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi Austrinë, Japoninë, Meksikën, Turqinë dhe Ugandën, si anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit .

Me votimin e sotëm, të 5 vendet bëhen anëtarë me të drejtë vote në Këshill, që ka fuqinë të vendosë sanksione ekonomike dhe forca paqeruajtëse në një vend të OKB-së.

10 shtete të botës kanë në Këshillin e Sigurimit vende jo të përhershme për mandate dy-vjeçare. Ato punojnë krahas me 5 anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Irani kandidoi si vend aziatik, por humbi garën me Japoninë, në votimin 158 me 32. Kandidatura e Iranit ishte e debatueshme, për arsye se ndaj atij vendi janë vendosur tre herë sanksione nga Këshilli i Sigurimit, për shkak të shqetësimeve për programin bërthamor.

Austria dhe Turqia mundën Islandën, duke siguruar 2 vende të reja për evropianët, ndërsa Meksika dhe Uganda kandiduan pa patur rivalë nga kontinentet përkatëse. //rd//

XS
SM
MD
LG