Lidhje

Presidenti Bush përpiqet të zbusë shqetësimet për ekonominë


Presidenti George Bush tha se përparësia e presidentit të ardhshëm duhet të jetë, siç u shpreh ai, ndryshimii mënyrës se si ne kontrollojmë sistemin financiar.

Presidenti Bush tha sot se Uashingtoni ka marrë masa agresive për të zgjidhur krizën financiare, madje paralajmëroi se do të marrë një farë kohe qëkëto masa të funksionojnë dhe i siguroi amerikanët se përpjekjet do të jenë të sukseshme.

Raportet ekonomike japin një pasqyrë të paqartë të krizës. Disa ekonomistë thanë se ka prova që tregu i bllokuar i kredive, një pjesë e rëndësishme e krizës financiare, ka filluar të përmirësohet.

Por departamenti amerikan i tregëtisë njoftoi se numri i ndrëtimit të shtëpive të re ra në 17 për qind në muajin shtator. Sipas një raporti tjetër të Universitetit të Miçiganit, besimi i konsumatorëve ra ndjeshëm, me gati 13 për qind gjatë të njëjtit muaj.

Tregjet amerikane vazhdojnë luhatjet e zakonshme të 2 javëve të fundit. Tregjet evropiane u ngritën sot ndjeshëm, ndërsa tregjet aziatike shënuan rezultate të përzjerra dhe u mbyllën para se presidenti Bush të bënte komentet e tij për ekonominë. (ze)

XS
SM
MD
LG