Lidhje

Gati, Xhejms Bondi i ri


Personazhi tashmë legjendar i Xhejms Bondit, vjen përsëri në skenën e kinematografisë, me filmin e ri “Quantum of Solace”, në shqip “Grimza, Ngushëllimi”, që është një vijim i filmit tepër të suksesshëm “Casino Royale”. Përsëri në versionin e ri të James Bondit interpreton aktori Daniel Craig.

Këtë herë subjekti i filmit thurret rreth hakmarrjes së heroit për vdekjen e së dashurës së tij. Rolin e saj e intrepreton aktorja dhe supermodelja ukrainase Olga Kurilenko, e cila e shoqëron heroin në misionin e tij të 22-të.

Ky është njëkohësisht dhe filmi i 22 –të me hero James Bondin. Filmi me regjisor Mark Foster, është regjistruar në vende ekzotike të Panamasë, Meksikës, Kilit. Premiera e tij, do të shfaqet në Sheshin Odeon Leicester të Londrës dhe shfaqja e tij do të vazhdojë në shumicën e vendeve të botës në nëntor. //rd//

XS
SM
MD
LG