Lidhje

Bush, takim me udhëheqës botërorë për krizën financiare globale


Një zyrtar amerikan thotë se Presidenti Bush do të organizojë një takim me udhëheqës botërorë për zgjidhjen e krizës financiare globale. Zyrtari tha se takimi do zhvillohet në të ardhmen a afërt, me pjesëmarrjen e vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim.Riorganizimi i sistemit financiar botëror ishte sot në rendin e ditës të takimit që Presidenti Bush pati me udhëheqës kryesorë evropianë. Por zyrtarët amerikanë paralajmëruan se nuk pritej ndonjë zgjidhje e re. Presidenti Bush priti në Kemp Dejvid pranë Uashingtonit Presidentin e Francës Nikola Sarkozi dhe Presidentin e Komisionit Europian, Zhoze Manuel Barroso për bisedime mbi krizën ekonomike botërore. Diskutimet pritej të përqendroheshin gjithashtu mbi një propozim për mbajtjen e një takimi ekonomik të nivelit të lartë me udhëheqësit e Grupit të Tetëshes dhe të vendeve të tjera. Sot, në fjalimin e përjavshëm në radio, Presidenti Bush u përpoq përsëri të sigurojë amerikanët se me kohë, masat agresive të administratës për të zgjidhur krizën financiare do të ndihmojnë që ekonomia të rimëkëmbet. Në përgjigjen e demokratëve në radio, kongresmeni Ram Emanuel fajësoi politikat ekonomike të administrates Bush për krizën ekonomike në Shtetet e Bashkuara. Ligjvënësi bëri thirrje për zbatimin e një plani të demokratëve, i cili të synon të ndihmojë klasën e mesme amerikane. //ii

XS
SM
MD
LG