Lidhje

SHBA: Kandidatët, fushata në shtete me prirje konservatore


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati demokrat për president Barak Obama zhvilloi fushatë në shtete tradicionalisht konservatore, ndërsa rivali i tij republikan Xhon Mekein po përpiqet ta ruajë mbështetjen e këtyre shteteve që zakonisht anojnë nga republikanët. Zoti Mekein bëri fushatë në Karolinën e Veriut dhe në Virginia, që tradicionalisht janë shtete konservatore, por ku anketimet e fundit tregojnë se zoti Obama udhëheq garën. Zoti Mekein sot e distancoi veten nga presidenti republikan Bush, popullariteti i të cilit ka rënë. Senatori i Arizonës u zotua ta çojë vendin në një drejtim të ri. Senatori Obama bëri fushatë në shtetin e Mizurit, ku anketimet e fundit tregojnë se zoti Obama e kryeson me pak pikë garën me zotin Mekein. Këto janë shtete janë tepër të rëndësishëm për garën për në Shtëpinë se Bardhë. //ii
XS
SM
MD
LG