Lidhje

Rritja ekonomike në 20 vjetët e fundit në favor të të pasurve


Grupi më i njohur i tregëtisë ndërkombëtare thotë se rritja ekonomike gjatë 20 vjetëve të fundit ka shkuar në favor të të pasurve, duke zgjeruar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në vendet e zhvilluara.

Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik thotë se një studim në 30 vendet e saj anëtare zbuloi se punonjësit e pakualifikuar e kanë më të vështirë për të gjetur punë, me Meksikën, Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara me hendekun më të madh mes të pasurve dhe të varfërve.

Raporti i sotëm tregon se dallimet mes klasës së pasur dhe të mesme po zgjerohen në disa vende, përfshi Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Italinë dhe Kanadanë.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBEsë Angel Gurria paralajmëroi se rritja e dallimeve është e dukshme dhe se përpjekjet për të rishpërndarë pasurinë përmes sistemit të taksave nuk janë më efektive sesa ç’ishin 10 vjetë më parë.

Ai tha se qeveritë duhet të gjejnë mënyra të tjera për të hapur vende pune dhe për të zgjeruar arsimin. //iç//

XS
SM
MD
LG