Lidhje

Presidenti Bush bën thirrje për luftë kundër varfërisë


Presidenti Bush u bëri thirrje vendeve të ndryshme që mbajnë premtimet për luftën kundër varfërisë edhe gjatë krizës financiare globale. Presidenti i bëri këto komente në takimin e nivelit të lartë të organizuar nga Shtëpia e Bardhë sot për zhvillimet ndërkombëtare.

Sekretarja e Shtetit, Kondoliza Rajs hapi konferencën sot në Uashington duke theksuar përpjekjet e mëdha amerikane për ndihmë në mbarë botën. Ajo tha se ndihma amerikane gjatë tetë vjetëve të fundit llogaritet të tjetë nisma më e madhe e zhvillimit që nga Plani Marshall, i cili rindërtoi Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.

Zonja Rajs theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të lejojë që bujaria dhe kujdesi i tij për tjerët të pakësohen për shkak të ngadalësimit të ekonomisë botërore. Ajo bëri thirrje gjithashtu për përfundimin me sukses të bisedimeve mbi tregëtinë globale. //iç//

XS
SM
MD
LG