Lidhje

Përpjekje të reja të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë për zgjidhjen e krizës financiare


Presidenti Bush nuk do të kërkojë miratimin e një projekt-ligji të dytë për stimulim ekonomik, megjithë sugjerimet se një hap i tillë mund të frenojë ngadalsimin ekonomik të vendit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino, tha se presidenti është i hapur ndaj të gjitha ideve të mira, por shtoi se zyrtarët nuk kanë parë ndonjë propozim të ri, që do t’i jepte shtytje ekonomisë.

Shitjet me pakicë në Shtetet e Bashkuara u rritën shumë këtë vit, pasi qeveria amerikane u ktheu konsumatorëve nga taksat dhjetra miliona dollarë.

Po sot, Japonia tha se është gati të derdhë fonde shtetrore në bankat me probleme, ndërsa banka qëndrore amerikane njoftoi se do të fillojë të blejë letrat komerciale për të ndihmuar kompanitë në vështirësi.

Ministri japonez i Financave tha sot se bankat e mëdha duhet të marrin të njëjtën ndihmë si bankat rajonale.

Në Uashington, Rezerva Federale miratoi sot një program të ri për të garantuar disa forma investimesh në banka me fondet e të cilave kompanitë blejnë materiale ose paguajnë punonjësit. //iç//

XS
SM
MD
LG