Lidhje

Bie çmimi i naftës për ngarkesat e muajve të ardhëshëm


Shqetësimet rreth ngadalsimit të ekonomisë globale bënë që çmimi i naftës të binte sot në nivelin më të ulët në më shumë se një vit

Çmimi i naftës së papërpunuar për furnizimet e muajve të ardhëshëm ra me 4 dollarë sot në më pak se 69 dollarë për fuçi, gjatë këmbimit sot në Nju Jork. Në Londër, çmimi ra në 67 dollarë për fuçi.

Rënia e çmimit të naftës ishte rezultat i një raporti të sotëm nga departamenti amerikan i energjetikës, i cili arriti në përfundimin se inventaret e vendit me naftë u ngritën me 1 për qind javën e kaluar. Ky raport vë gjithashtu në dukje se kërkesa për nën produktet e naftës ra me më shumë se 8 për qind, krahasuar me të njëjtën kohë vitin e kaluar.

Rezultatet e raportit mbështesin shqetësimet në rritje nga shumë investitorë se Shtetet e Bashkuara mund të jenë tashmë në recesion dhe se kërkesa për naftë do të vazhdojë të bjerë. Këto shqetësime janë më të mëdha se sa shqetësimet se OPEK-u mund të pakësojë prodhimin e naftës në një takim emergjent, që zhvillohet të premten.

Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë më shumë se 50 përqind që nga niveli rekord i 147 dollarëve për fuçi në korrik. //iç//

XS
SM
MD
LG