Lidhje

India nis misionin e parë në Hënë pa njerëz


India nisi me sukses misionin e saj të parë pa njerëz për në Hënë. Zyrtarët indianë thanë se anija e quajtur Çandrayan-1, që do të thotë Automjeti Hënor, u nis të mërkurën në mëngjes nga një shtrat lëshimi pranë qytetin juglindor Çenai.

Kreu i agjencisë indiane për kërkimet në hapësirë e quajti lëshimin “fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm”. Ai u tha gazetarëve se misioni po shkon sipas planit. Misioni, i cili do të zgjasë dy vjet, synon hartimin për herë të parë të topografisë së Hënës dhe të shtresave të saj nën-sipërfaqësore, me anë të pajisjeve moderne.

Anija pritet të hyjë në orbitën e Hënës pas dy javësh. Më pas, ajo do të lëshojë një sondë të vogël që do të ulet në sipërfaqe për të mbledhur mostra nga pluhuri i Hënës. India shpreson të ndjekë shembullin e rivalëve të saj aziatikë, Japonisë dhe Kinës, të cilat kanë tashmë sonda në orbitën rreth Hënës.

XS
SM
MD
LG