Lidhje

Vëllezërit Kolaj – Një histori suksesi në zemër të Nju Jorkut


Katër vëllezër nga Kosova janë bërë tashmë të famshëm në Shtetet e Bashkuara për dhjetra restorantet e tyre të quajtur Famous Famiglia Pizzeria. Ditët e fundit vëllezërit Kolaj organizuan pranë sheshit Times Square të Nju Jorkut, një konkurs për ngrënien e picave si pjesë e një fushate promovimi për biznesin e tyre.

Vëllezërit, të cilët erdhën në Shtetet e Bashkuara në vitet 70, e ngritën biznesin e tyre nga hiçi dhe tani janë duke e zgjeruar vazhdimisht.

Ata po hapin restorante të reja në Kinë dhe në vende të tjera dhe emri Famous Famiglia Pizzeria po bëhet gjithnjë e më i njohur. Janë katër vëllezër, Ndoi, Paulini, Gjoni dhe Gjergji, të lindur në Kosovë dhe të ardhur në Amerikë pa asnjë para në xhep në vitet 70 bashkë me motrën Zoja dhe nënën Roza.

Në prani të qindra njerëzve të mbledhur në Broduej, Famous Famiglia Pizzeria organizoi ditët e fundit garën tradicionale të ngrënies së picave. Promovime të tilla në Broduej janë të kushtueshme dhe bëhen vetëm nga biznese të njohura. Promovimi, me një çmim prej 14 mijë dollarësh për fituesin, u bë në vendin ku ndodh ngjarja e madhe në ndërrimin e viteve, lëshimi i topit gjigand që simbolizon ardhjen e Vitit të Ri.

Vëllezërit Kolaj duan që emri i restorantit të tyre të përhapet në të gjithë botën. Paulin Kolaj, i intervistuar nga Zëri i Amerikës, thotë se biznesi i tyre nuk është ndikuar shumë nga kriza financiare. //ii

XS
SM
MD
LG