Lidhje

Zgjedhjet 2008: Obama shton epërsinë ndaj rivalit Mekein


Disa anketa të reja të opinionit publik tregojnë se kandidati demokrat Barak Obama e ka zgjeruar epërsinë ndaj republikanit Xhon Mekein me mbi 10 për qind, vetëm 13 ditë para se votuesit amerikanë të zgjedhin presidentin e ri.

Sot në Nju Hempshër, senatori Mekein pranoi se është prapa në anketime por shtoi se votuesit do të marrin vendimin përfundimtar.

Zoti Mekein e zkuzoi rivalin e tij demokrat se ka në plan të ngrejë taksat dhe ta shpërndajë pasurinë si ta shikojë ai të përshtatshme. Ai vuri gjitahshtu në pikëpyejte në se zoti Obama, në mandatin e tij të parë në senatin amerikan, është gati të drejtojë vendin.

Senatori Obama u takua sot në Virxhinia me këshilltarë të tij të sigurimit kombëtar, duke thënë se e bëri këtë sepse presidenti i ardhshëm duket të ndjekë nga afër çështjet e politikës së jashtme edhe kur është i preokupuar me zgjidhjen e krizës ekonomke të vendit.

Senatori i shtetit Ilinoi tha se është me rëndësi që të jemi vigjëlentë, siç u shpreh ai, veçanërisht gjatë periudhës kalimtare nga një administratë në tjetrën. (ze)

XS
SM
MD
LG