Lidhje

Shpërthim në Zagreb, vritet pronari i një gazete kryesore të pavarur


Një shpërthim me bombë në qendër të Zagrebit ka shkaktuar vdekjen e pronarit të njërës prej gazetave kryesore të pavarura, Nacional dhe një kolegu të tij.

Televizioni kroat tha se pronari i gazetës Nacional Ivo Pukanic dhe drejtori i reklamave të gazetës humbën jetën kur paisja eksplozive shpërtheu nën makinën e tyre.

Vrasja ishte e fundit nga një valë aktesh të tilla bandazh në Zagreb muajt e fundit.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Kroacinë që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin nëse do të hyjë në organizatë. //iç//

XS
SM
MD
LG