Lidhje

Presidenti Bush nënshkruan protokollet për anëtarësimin në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë


Shqipëria dhe Kroacia bënë një hap përpara drejt anëtarësimit në NATO, kur presidenti Bush nënshkroi protokollet, që hapin rrugën për atarësimin e tyre.

Ambasadorët e të dy vendeve, ligjvënës amerikanë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe atij kroat në Shtetet e Bashkuara morëm pjesë në ceremoninë, që u zhvillua të premten në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë.

Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord në takimin e nivelit të lartë në Bukuresht në muajin prill që të ftonin Shqipërinë dhe Kroacinë në aleancë.

Shqipëria dhe Kroacia kualifikohen për anëtarësim në NATO kur të 26 aleatët ratifikojnë protokollin përkatës.

Zyrtarët e NATO-s shpresojnë që këto dy vende të jenë në gjendje të marrin pjesë si anëtare me të drejta të plota në takimin e nivelit të lartë vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG