Lidhje

Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut, pro konkurimit të zotit Blumberg


Kryebashkiaku i Nju Jorkut Majkëll Blumberg ka fituar të drejtën për të konkuruar për të tretin mandat në këtë post. Ai tha se përvoja e tij në fushën e biznesit do ta ndihmojë qytetin të dalë nga kriza financiare.

Këshilli Bashkiak i Nju Jorkut e miratoi këtë vendim me një diferencë të vogël votash, 29 me 22. Vota do të eliminojë një kufizim prej dy mandatesh edhe për anëtarët e Këshillit Bashkiak të cilët në rast të kundërt do të duhej të jepnin dorëheqjen.

Kryebashkiaku Blumberg e kërkoi këtë votim tre javë më parë dhe tha se përvoja e tij e në fushën e biznesit do të ndihmonte qytetin të dilte nga kriza ekonomike. Mandati i tij aktual përfundon në fund të vitit 2009.

Kundërshtarët e kësaj lëvizjeje, përfshirë këtu edhe disa anëtarë të Këshillit të Qytetit thanë se votuesit e Nju Jorkut dhe jo Anëtarët e Këshillit Bashkiak të qytetit duhet ta merrnin këtë vendim. //ad//

XS
SM
MD
LG