Lidhje

Kroacia zotohet të luftojë krimin e organizuar në vend


Kryeministri i Kroacisë u zotua të luftojë krimin ne organizuar dhe të përmirësojë sigurisë në vend, pas vrasjes së një gazetari të njohur në Zagreb.

Kryeministri Ivo Sanader i bëri këto komente pas një sesioni të veçantë të Këshillin të Sigurimit të Kroacisë. Ai tha se nuk do të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, por do të paraqesë ”masa të jashtëzakonshme mobilizuese”.

Policia tha se një sulm me makinë bombë vrau pronarin Ivo Pukaniç të gazetës “Nacional”, një nga publikimet kryesore të pavarura kroate. Në shpërthim po ashtu u vra Niko Franjiç, drejtori i marketingut i së përjavshmes politike. Presidenti kroat Stipe Mesiç e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë “vrasje politike”.

Ai tha se “terrorizmi”, duke ju referuar sulmeve të bandave kriminale, kishte ardhur në rrugët e kryqytetit të vendit. Bashkimi Evropian i ka vënë si kusht Kroacisë të marrë masa ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, në se shpreson të anëtarësohet në organizatë.//ii

XS
SM
MD
LG